Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës të saj në qytetin e Sarandës të cilët dëgjohen të komentojnë me njëri-tjetrin për dy turiste që po kalojnë pranë tyre.
Në një njoftim zyrtar, AMP bën me dije se ka vendosur pezullimin e përkohshëm të punonjësve që pretendohet se shfaqen në video, ndërsa ka nisur procedimin disiplinor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Gjithashtu, agjencia njofton se po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet përkatëse do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës.
AMP ka sqaruar edhe arsyen e pranisë së punonjësve të saj në vendngjarje. Sipas njoftimit, më 11 qershor 2026, punonjësit e AMP-së ndodheshin në Sarandë, së bashku me punonjës të Policisë së Shtetit, në kuadër të zbatimit të një urdhri të prokurorit, të nxjerrë mbi bazën e një vendimi gjykate, për kontrollin e banesës së punonjësit të policisë, Ajdin Islamaj.
Sipas AMP-së, Ajdin Islamaj është person nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 304/2026 për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndaj të cilit është caktuar masë sigurimi.
Agjencia shton se, gjatë ekzekutimit të urdhrit të kontrollit, punonjësi i policisë fillimisht ka kundërshtuar dhe ka refuzuar të hapë derën e banesës për ushtrimin e kontrollit.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse