“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar

9 Korrik 2026 | 22:09

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, deklaroi se protesta e zhvilluar prej rreth 40 ditësh në Tiranë nuk ka dëmtuar Partinë Socialiste, por sipas tij ka dobësuar Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Bido u shpreh se opozita po përballet me mungesë kohezioni dhe nuk po arrin të kanalizojë shqetësimet e qytetarëve përmes institucioneve.

“Për mua kjo protestë nuk e ka dëmtuar Partinë Socialiste. Është e sigurt që e ka shkërmoqur Partinë Demokratike. Mungesa e një opozite funksionale bën që qytetarët të mos kenë një kanal për të përfaqësuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre legjitime në Parlament”, u shpreh ai.

Duke komentuar votimin në lidhje me rezolutën për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Bido kritikoi Partinë Demokratike për votën kundër përfshirjes në dokumentin e përbashkët, duke e akuzuar se po përpiqet të dëmtojë procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas deputetit socialist, shumica e amendamenteve të përfshira në tekst ishin dakordësuar me eurodeputetët, ndërsa ai veçoi se vetëm eurodeputeti Fredi Beleri kishte mbështetur disa nga qëndrimet e PD-së.

“Partia Demokratike doli jashtë tekstit të dakordësuar dhe votoi kundër shumicës dërrmuese të paragrafëve që ishin përgatitur në bashkëpunim me eurodeputetët. Kjo është një përpjekje për të vendosur pengesa në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, tha Bido.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

“Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, deklaroi në emisionin Now në Euronews Albania se me kryeministrin Edi Rama ka komunikuar vetëm tre ditë pasi bëri...
20:54 | 09/07/2026