40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para

10 Korrik 2026 | 09:30

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Durrësit. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1 rreth orëve të para të mëngjesit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

“Durrës/ Informacion paraprak. Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen...
10:17 | 10/07/2026

Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri...
09:42 | 10/07/2026

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026