Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Operacioni i koduar “Last Bet” ka çuar në arrestimin e dy personave, procedimin penal në gjendje të lirë të katër të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të dy shtetasve.
Gjatë kontrolleve në tre ambiente të ndryshme në Tiranë, konkretisht në rrugën “Aleks Çaçi”, në Bathore dhe në rrugën “Irfan Tomini”, uniformat blu kanë zbuluar ambiente ku dyshohet se zhvilloheshin lojëra fati dhe baste të paligjshme. Në total janë sekuestruar tre makineta elektronike, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe pesë celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Zh., 22 vjeç, ndërsa shpallën në kërkim shtetasit M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç. Ata dyshohet se organizonin lojëra fati në një ambient me qira në rrugën “Aleks Çaçi”, ku u gjetën dy makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. S. (J.), 39 vjeç, pasi në lokalin që administronte në Bathore u gjet një makinetë dhe një celular që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për katër shtetas, S. G., 21 vjeç, O. C., 19 vjeç, R. H., 27 vjeç dhe F. D., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” iu gjetën celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht