Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

13 Korrik 2026 | 09:42

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe disa ditë më parë.

62-vjeçari do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e vrasjes.

Ngjarja ndodhi më 9 korrik, në pragun e banesës së tyre ndërsa bashkëshortja tentoi të largohej për t’u shpëtuar plumbave, por humbi jetën në vend.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentet e para pas arrestimit, autori i dyshuar u ka thënë efektivëve se nuk ishte penduar për atë që kishte bërë. Megjithatë, kjo nuk konsiderohet dëshmi zyrtare, pasi nuk është dhënë gjatë marrjes në pyetje sipas procedurave ligjore.

Edhe pse Shtjefën Ziçi nuk ka dhënë ende një deklarim zyrtar për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, pala mbrojtëse pretendon se ngjarja është aksidentale.

Çifti administronte një dyqan ushqimor pranë banesës dhe, sipas hetimeve paraprake, debati nisi aty përpara se autori i dyshuar të merrte armën dhe të qëllonte ndaj bashkëshortes.

Shtjefën dhe Bardhe Ziçi ishin prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze që shërben si oficere.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh

Autoritetet serbe kanë arrestuar në Beograd shtetasin malazez Vuk Vulleviq, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli për akuza që lidhen me...
10:31 | 13/07/2026