Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane

13 Korrik 2026 | 10:11

Franca do të thërrasë ambasadorin rus në Paris për të kërkuar shpjegime lidhur me atë që e cilëson si një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike të organizuara nga Moska për qëllime sabotimi dhe spiunazhi.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, bëri të ditur se Parisi do të vendosë gjithashtu sanksione ndaj nëntë individëve dhe katër subjekteve, të cilët, sipas tij, janë përgjegjës për këtë fushatë të orkestruar nga shërbimi rus i sigurisë FSB.

Sipas Barrot, sulmet kanë prekur 10 vende evropiane, mes tyre edhe Francën. Ai tha se objektivat kanë qenë ministri qeveritare, kompani dhe operatorë të shërbimeve publike, me synimin për të vjedhur informacione ose për të sabotuar infrastrukturën kritike, duke përmendur si shembull rrjetin hekurudhor në Poloni.

Kryediplomati francez theksoi se autoritetet kanë arritur të identifikojnë sulmet falë forcimit të ndjeshëm të kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)

Përkujtimi i 34-vjetorit të formimit të Brigadës së Parë të Mostarit, i planifikuar të zhvillohej të hënën në haremin Liska në Mostar, është anuluar pasi...
11:41 | 13/07/2026

Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë

Mbi 10 mijë vdekje janë regjistruar në Evropë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit që përfshinë pjesën perëndimore të kontinentit në fund të muajit qershor,...
10:19 | 13/07/2026

Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, zhvillimet në Ukrainë dhe çështje...
09:54 | 13/07/2026