Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)

13 Korrik 2026 | 11:41

Përkujtimi i 34-vjetorit të formimit të Brigadës së Parë të Mostarit, i planifikuar të zhvillohej të hënën në haremin Liska në Mostar, është anuluar pasi organizatorët zbuluan akte vandalizmi në memorial.

Sipas organizatorëve, në vendin e përkujtimit është gjetur një kokë derri, ndërsa në monumente janë vizatuar simbole naziste. Ata e dënuan aktin si një përpjekje të qëllimshme për të fyer jo vetëm organizatorët e ceremonisë, por edhe viktimat myslimane të varrosura në këtë vend gjatë luftës së vitit 1992 në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Organizatorët shprehën tmerrin dhe e dënuan këtë akt si një qëllim të qartë për të ofenduar jo vetëm organizatorët e përkujtimit të sotëm, por edhe të gjitha viktimat e besimit islam që u varrosën në këtë vend gjatë agresionit të vitit 1992 kundër BeH-së”, deklaroi Faruk Kajtaz.

Anëtari i Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sanel Kajan, i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Hercegovinë-Neretvë që të reagojë menjëherë dhe të nisë një hetim për identifikimin e autorëve.

Kajan tha se vandalizmi ndaj haremit të Liskës ka vazhduar prej vitesh, duke përmendur dëmtime të varreve, vendosje simbolesh fashiste dhe akte të tjera përdhosjeje. Ai kërkoi nga autoritetet që të marrin masa për mbrojtjen e vendit të kujtesës dhe për të garantuar qetësinë e familjeve të personave të varrosur aty.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për masa më të forta për mbrojtjen e fëmijëve në internet, duke theksuar se...
12:07 | 13/07/2026

Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)

Një zjarr i madh që shpërtheu në një pyll të njohur pranë qytetit Fontainebleau në departamentin Seine-et-Marne në Francën qendrore, jo shumë larg Parisit, shkatërroi...
12:02 | 13/07/2026

Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë

Mbi 10 mijë vdekje janë regjistruar në Evropë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit që përfshinë pjesën perëndimore të kontinentit në fund të muajit qershor,...
10:19 | 13/07/2026