Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

13 Korrik 2026 | 13:34

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e Trentos, në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili jetonte prej disa kohësh në Concesio. Sipas mediave italiane, 42-vjeçari po drejtonte një motoçikletë tip Yamaha R1 kur u përplas me një automjet Renault Clio, që drejtohej nga një grua 67-vjeçare, banore e Bezzeccës, e cila po merrte një kthesë.

Përplasja rezultoi fatale për Renis Domin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u transportua në Spitalin e Trentos në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026