I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

13 Korrik 2026 | 14:28

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinaj.

Në orën 14:30 nis seanca ku SPAK ka kërkuar dënimin me 28 vite burg. Selmani u lirua pak kohë më parë në arrest shtëpie për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Ilir Selmani është shpallur fajtor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko konsiderohej krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2022.

Disa ditë më parë pranë banesës së tij, e cila ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, i konsideruar si një person me lidhje të ngushta me grupin e Ervis Martinajt. Ky zhvillim ka bërë që hetuesit të dyshojnë se mund të ishte planifikuar një atentat për hakmarrje.

Gjatë seancës ka pasur përplasje mes palëve. I akuzuari Ilir Selmani u shpreh para trupit gjykues se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Ilir Selmani: Deklaroj që jam i pafajshëm, nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë, e ëma e ish-policit Santiago Malko ka kërkuar që Ilir Selmani të dënohet me 28 vite burg.

E ëma e viktimës: Ky ma ka vrarë djalin, të dënohet me 28 vite burg ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj dhe nxirreni jashtë këtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026