Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka mbyllur tashmë më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Kos njoftoi se gjatë asaj që e cilësoi si “Super e Marta për Zgjerimin”, Mali i Zi mbylli edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, atë për Politikën e Konkurrencës dhe Bashkimin Doganor, duke e çuar në 18 nga 33 numrin e kapitujve të mbyllur.
Sipas saj, reformat e ndërmarra në këta dy kapituj do t’i mundësojnë Malit të Zi të funksionojë sipas të njëjtave rregulla si vendet e tjera të Bashkimit Evropian, me më pak barrë administrative dhe më pak kontrolle në kufij. Kjo, thekson Komisionerja, krijon që tani më shumë mundësi për bizneset malazeze dhe ato evropiane.
Në përfundim të mesazhit të saj, Kos bëri thirrje për përshpejtimin e reformave, me synimin që Mali i Zi të përmbyllë me sukses rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Reagimi i plotë i Marta Kos në X:
“Mali i Zi tashmë ka mbyllur më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave.
Në këtë ‘Super të Martë për Zgjerimin’, ai mbylli kapitujt për Politikën e Konkurrencës dhe Bashkimin Doganor, duke e çuar në 18 nga 33 numrin e kapitujve të negociatave të mbyllur.
Reformat në këta dy kapituj nënkuptojnë funksionimin sipas të njëjtave rregulla si në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, me më pak barrë administrative dhe më pak kontrolle në kufij, duke krijuar që sot më shumë mundësi si për bizneset malazeze, ashtu edhe për ato evropiane.
Tani është koha të intensifikohen reformat dhe ta çojmë Malin e Zi deri në vijën e finishit.”
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”