Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka deklaruar në botën e informacionit gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat marrin më tepër hapësirë. Ai theksoi se merr seriozisht zërin e Komisionit Evropian.
“Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel është një fjalë shumë komplekse, ka shumë organizma dhe ka shumë zëra në Bruksel. Për ne të gjitha zërat në Bruksel janë mjaft të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht që është zëri i Komisionit.
Deri më tani më duhet t’ju them se Komisioni është në krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirëinformuar bazuar në fakt. Dhe arsyeja pse them gjithmonë qysh prej një kohe të gjatë që në këtë botë informacioni, apo sistemeve shumë kaotike të informacionit dhe pikëpamjeve mjaft të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, e gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat e të vërtetat e rreme gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë, Komisioni mbetet i forte”, tha ai.
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:28 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu
- 21:27 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 21:25 Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje