Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar në flagrancë 2 persona, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe ka proceduar penalisht për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv” katër punonjës të OShEE-së.
Në total janë asgjësuar 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa janë sekuestruar 2 armë gjahu, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet dhe 18 telefona celularë.
Sipas policisë, operacioni i koduar “Lightning” u finalizua pas administrimit për disa javë të informacioneve se në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh, kultivoheshin bimë narkotike në ambiente të mbyllura dhe të hapura.
Në pranga ranë M. F., 39 vjeç, pronari i banesës, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin. Gjatë ndërhyrjes, në një nga ambientet e banesës u konstatuan 119 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa dy ambiente të tjera ishin përgatitur për të njëjtin qëllim.
Kontrollet vijuan edhe në afërsi të banesës, ku u zbuluan 2 parcela me 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se ishin kultivuar nga dy të arrestuarit. Në vijim u kontrollua edhe banesa e 27-vjeçarit, ku u gjetën 16 telefona celularë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit të tyre.
Hetimet vijojnë edhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin