Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e sotme në zonën e prapme të Karaburunit, në një terren të vështirë dhe të thepisur.
Pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00, Njësia Delta u nis menjëherë drejt vendit të quajtur Maja e Qorres për lokalizimin dhe shpëtimin e tyre.
Forcat e shpëtimit arritën të gjejnë të pesë turistët. Katër prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk është në gjendje të ecë vetë për shkak të gjendjes së tij fizike.
Aktualisht, efektivët e Njësisë Delta po shoqërojnë grupin drejt një zone të sigurt, ndërsa turisti i dëmtuar po transportohet në krahë me mjete rrethanore, për shkak të terrenit tepër të vështirë.
Operacioni i shpëtimit vijon ende, pasi distanca dhe kushtet e terrenit e bëjnë të vështirë evakuimin e plotë të turistëve.
Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 08:15 Breshëri sulmesh në Detin e Zi, dy anije tregtare në shënjestër brenda pak orësh
- 08:14 Përmbytjet në kanionin e Utahut, humbin jetën 5 anëtarë të një familjeje
- 08:08 Masat kundër Ebolës, Kanadaja ndalon hyrjen e udhëtarëve të huaj që kanë vizituar Kongon
- 07:56 Mbappe fiton “Këpucën e Artë”, Rodri shpallet lojtari më i mirë i turneut dhe rrëmben “Topin e Artë”
- 07:46 Tërmeti në Peru, shkon në 6 numri i viktimave
- 07:37 Argjentina humbet finalen e Kupës së Botës! Messi shpërthen në lot teksa tifozët brohorasin emrin e tij (VIDEO)