Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

19 Korrik 2026 | 10:35

Mali Olimp, i njohur në mitologjinë greke si vendbanimi i Zeusit dhe dymbëdhjetë perëndive të Greqisë së lashtë, është një hap larg përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Nominimi i malit më të lartë të Greqisë, me një lartësi prej 2.918 metrash, do të shqyrtohet gjatë sesionit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që zhvillohet nga 19 deri më 29 korrik në Seul. Propozimi synon ta klasifikojë Olimpin si një vend të përzier, me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore.

Përveç rëndësisë së tij në mitologjinë greke, Mali Olimp është edhe një nga zonat më të pasura ekologjike të vendit, duke strehuar specie të rralla të florës dhe faunës, si dhe monumente me rëndësi historike e kulturore që dëshmojnë lidhjen e ngushtë të rajonit me qytetërimin antik.

Greqia paraqiti kandidaturën për përfshirjen e masivit të Olimpit në listën e UNESCO-s që në vitin 2014. Megjithatë, organet këshillimore të organizatës, IUCN dhe ICOMOS, kërkuan dokumentacion dhe prova shtesë për të mbështetur vlerat universale të sitit.

Ekspertët kanë kërkuar më shumë të dhëna mbi rëndësinë ndërkombëtare të karakteristikave gjeologjike, biodiversitetit dhe proceseve ekologjike të zonës. Gjithashtu, është propozuar që nominimi të zgjerohet me përfshirjen e sitit arkeologjik të Dionit, në rrëzë të Malit Olimp, për të forcuar më tej argumentet mbi vlerën e tij kulturore dhe historike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve

Policia italiane arrestoi 539 persona gjatë një operacioni mbarëkombëtar që synonte krimin e të rinjve, raportuan media lokale të hënën. Operacioni, i koordinuar nga Shërbimi...
11:39 | 20/07/2026

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë rrugor në Hania të Kretës, ku një ambulancë u përplas me një automjet vetëm pak metra...
17:14 | 19/07/2026