Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
19 Korrik 2026 | 13:06

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Mirditës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...
21:13 | 20/07/2026

Monitorim me dronë dhe kamera inteligjente, ministri Lamallari paralajmëron ndëshkime për bllokimet në trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore...
20:46 | 20/07/2026

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët përfshijnë rreth 2 kilometra sipërfaqe (VIDEO)

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të sipërfaqes në anë të rrugës....
18:30 | 20/07/2026