Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama

19 Korrik 2026 | 13:15

Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Pjesë e homazheve ishte dhe kryeministri Edi Rama teksa shfaqet duke përqafuar për disa minuta disa minuta nënë e gazetarit të ndjerë, në shenjë ngushëllimi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku sipas policisë, Enrik Mehmeti po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...
21:13 | 20/07/2026

Monitorim me dronë dhe kamera inteligjente, ministri Lamallari paralajmëron ndëshkime për bllokimet në trafik

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një apel publik për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore...
20:46 | 20/07/2026

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët përfshijnë rreth 2 kilometra sipërfaqe (VIDEO)

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të sipërfaqes në anë të rrugës....
18:30 | 20/07/2026