“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet libri me tregime, “Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, i promovuar në Bibliotekën “Qemal Baholli” në Elbasan.
“Është një libër që përfshin një hark kohor nga vitet ’70 deri në ditët e sotme. Pse titullohet ‘Gruaja që endet rrugëve’? Ky është një titull metaforik, sepse të dhjetë tregimet kanë në qendër gruan dhe lirinë e munguar të gruas shqiptare. Ajo jeton në një shoqëri patriarkale, e cila ka ndryshuar sistemet, por jo mentalitetin”, tha Irena Dragoti, shkrimtare.
Promovimi i librit çeli edhe kalendarin e aktiviteteve verore të Bibliotekës “Qemal Baholli”, e cila ka paralajmëruar një sërë veprimtarish kulturore gjatë javëve në vijim.
“Kemi nisur aktivitetet me promovimin e librit të Irena Dragotit dhe do të vijojmë me veprimtari të tjera kulturore. Më 21 korrik biblioteka shënon 92-vjetorin e themelimit të saj”, theksoi Elisa Janku, Drejtoreshë e Bibliotekës “Qemal Baholli”
Gjatë promovimit, studiues të letërsisë e vlerësuan veprën për gjuhën e saj të thjeshtë dhe rrëfimin e natyrshëm.
“Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij libri është gjuha e thjeshtë, e cila shmang retorikën dhe artificin stilistik, duke ndërtuar një ligjërim të natyrshëm, të rrjedhshëm dhe emocionalisht të besueshëm.”
“Që në titull, autorja na fton në një botë të mbushur me simbole. Gruaja shndërrohet në një figurë arketipale që mbart kujtesën dhe brishtësinë njerëzore.”
Promovimi u mbyll me diskutime mes autores dhe lexuesve, si edhe me nënshkrimin e kopjeve të librit.
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3 persona
Monitorim me dronë dhe kamera inteligjente, ministri Lamallari paralajmëron ndëshkime për bllokimet në trafik
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët përfshijnë rreth 2 kilometra sipërfaqe (VIDEO)
- 21:33 Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë
- 21:28 Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm
- 21:13 Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3 persona
- 20:46 Monitorim me dronë dhe kamera inteligjente, ministri Lamallari paralajmëron ndëshkime për bllokimet në trafik
- 20:45 Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:18 Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli