I penduari i drejtësisë tregon si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës që çoi në pranga prokurorin dhe zyrtarët e policisë
Në GJKKO po zhvillohet seanca plenare për të arrestuarit e operacionit “Shpirti”, mes të cilëve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota. Nga dosja hetimore të cilën Euronews Albania e disponon jepen detaje për rolin e prokurorit si dhe personat e tjerë të arrestuar.
D.D., i penduar i drejtësisë, është pjesëtar i grupi kriminal që drejtohej nga Ilirjan Duçellari. Ky është personi që implikon drejtpërdrejtë prokurorin Maksim Sota.
Sipas tij, prokurori kishte miqësi me Duçellarin, ndërsa ky i fundit i paguante shtëpinë me qira ku ai qëndronte me gruan dhe fëmijët.
Sipas dëshmisë, prokurori e dinte që ai ishte përfshirë në trafik droge dhe bisedonte me të e angazhohej në zgjidhjen e problemeve të tij. Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, në këtë shtëpi jetonte edhe M.SH., i cili edhe ky i fundit mban statusin e të penduarit dhe ishte trafikant.
Ky i fundit tregon se me prokurorin rrinte edhe Ilirjan Balla, zv.drejtori i policisë së Vlorës. Për të konfirmuar dëshminë e tij, ai pretendon se posedon foto.
Sipas të penduarit të drejtësisë, zv.drejtori i policisë së Vlorës i kishte dhënë garanci Duçellarit për të gjithë për të zhvilluar veprimtarinë e jashtëligjshme në pjesën tokësore, nga kultivimi tek transporti e deri tek ngarkimi i gomoneve me drogë. Ndërsa Festim Lelaj, gjithashtu pjesë e uniformave blu, jepte garanci për transportin detar të lëndëve narkotike.
Sipas dëshmisë, Lelaj merrte 15 mijë euro për ngarkesat që kalonte. Ky i fundit kur kalonte ngarkesa në hapësirën detare fikte për një orë radarin.
Në dosje gjithashtu flitet dhe për episode të tjera kur grupi ka trafikuar lëndë narkotike, që nga dëshmia e marrë nga skafistët është provuar se droga i përkiste Sajmir Kurtit. Ky i fundit, drejtor i zyrës së punës në bashkinë Kavajë.
Bëhet fjalë për ngarkesa me lëndë narkotike të cilat arrinin deri në 500 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadorja Kim komenton operacionin e SPAK dhe antimafias: Reforma në drejtësi po prodhon rezultate
- “U sekuestruan 6 tonë drogë e miliona euro pasuri”, Kraja: 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë ndihmuan hetimet
- Operacion ndërkombëtar antidrogë, arrestohet prokurori i Vlorës dhe shefi i Sektorit kundër Trafiqeve
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus