Gjyqi “Partizani”, zbardhet dëshmia e Bamir Topit në GJKKO: Nuk ishte në kompetencën e presidencës por qeverisë

20 Korrik 2026 | 12:11

Ish-presidenti Bamir Topi këtë të hënë është paraqitur në ambientet e SPAK ku ka dëshmuar lidhur me dosjen “Partizani.  Topi u pyet nga prokurorët e SPAK për planin e përhapjes të pronave të ushtrisë ndër to dhe ish-klubin sportiv “Partizani” teksa u shpreh se nuk ishte në kompetencën e presidencës por të qeverisë.

Diskutimet:

Topi: Më ka ardhur gjeneral Vladimir Qirjazi që kishte disa shqetësime, ngarkova shefin e kabinetit të merrej por ishte diçka që nuk ishte në kompetencen e presidencës por qeverisë.

Çdo procedur edhe planet e përhapjes monitorohej edhe nga ekspertë të NATO-s sepse ne ishim ne fazën e anëtarësimit.

Di që në 29 gusht 2007 në listën e pronave që dilnin nga plani përhapjes ishte dhe reparti që kishte lidhje me klubin “Partizani.

Malltezi: A ju ka bërë ndonjlhere presion Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja?

Topi: Kurrë, kurrë. Në komunikim me znj prokurore këtë i kam thënë, asnjëherë. Prokurorja s’më ka pyetur, por unë jam shprehur se nuk kam patur asnjë lloj komunikimi të kësaj natyre apo presion.

Gjykata: A ju ka pyetur vetë Prokurorja?

Topi: Në funksion të komunikimit.

SPAK po merr dëshmi të personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”. Urim Muja, Bamir Topi, Fatmir Mediu, Isa Tare dhe Paro Laçi janë dëshmitarët e radhes të kërkuar për të dëshmuar ditën e sotme.

Në seancat e mëparshme kanë dëshmuar ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-ministri Genc Rruli dhe ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.

Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës

Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shoqërua me diskutime. Ajola Xoxa paraqiti një tjetër kërkesë përmes mbrojtjes së saj. Avokati i Ajola...
11:03 | 21/07/2026

Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera

Nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së  që akuzohen për shkelje të barazisë në...
10:32 | 21/07/2026