Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe synon të lehtësojë aksesin në financim përmes kredive me kushte më të favorshme.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, shteti do të garantojë deri në 70% të vlerës së kredisë për subjektet që aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë.
Fondi do të ndahet në dy shtylla kryesore. Të paktën 1.5 miliardë lekë janë rezervuar për sektorin e bujqësisë, përfshirë pylltarinë dhe peshkimin, ndërsa 3.5 miliardë lekët e mbetura do të mbështesin sektorë të tjerë si industria përpunuese, tregtia, transporti, turizmi, teknologjia e informacionit dhe shërbimet profesionale.
Sipas dokumentit zyrtar, qëllimi i skemës është të përmirësojë aksesin në financim për fermerët e regjistruar dhe bizneset mikro, të vogla e të mesme, duke nxitur zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në sektorë me rëndësi strategjike për ekonominë.
Skema parashikon kushte më të favorshme krahasuar me kreditë e zakonshme bankare. Vlera maksimale e huasë që mund të përfitojë një subjekt arrin deri në 200 milionë lekë.
Norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2%, ndërsa komisionet e bankave për dhënien e kredisë nuk mund të kalojnë 0.5%. Afati maksimal i shlyerjes do të jetë deri në 10 vjet, ndërsa huamarrësit do të kenë një periudhë faljeje për principalin prej të paktën 12 muajsh.
Vendimi ndalon gjithashtu bankat të aplikojnë penalitete në rast se kredia shlyhet përpara afatit të parashikuar.
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 17:59 Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:55 Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 17:49 Policia zbardh aksidentin: 1 i vdekur dhe 2 të plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura
- 17:43 37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera