Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative. Zbardhen diskutimet

24 Korrik 2026 | 09:10

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur këtë mëngjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë për gjyqin ndaj prokurorit Ols Dado, ku Veliaj pretendon se Dado është zgjedhur në kundërshtim me ligjin.

Në këtë proces gjyqësor, palë të tjera janë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Presidenca e Republikës. Ndërkohë, janë zhvilluar disa seanca dhe çështja ndodhet në fazën fillestare, ku pritet nëse Veliaj, nëpërmjet mbrojtësit të tij Plarent Ndreca, do të arrijë të legjitimohet për të vijuar këtë padi.

Gjatë seancës Erion Veliaj ka ngritur pretendime për mënyrën e trajtimit të çështjes dhe ka kërkuar që gjykata të rikthejë besimin te drejtësia. Veliaj ka pretenduar gjithashtu se gjatë procesit po krijohet një pabarazi mes palëve dhe ka akuzuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë për qëndrimin e mbajtur ndaj çështjes.

“Është evidente që po krijohet asimetri, një pale po i shtohet interesi publik, ndërkohë që të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye, ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim, dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia.Nëse dikush do të vishet si polic apo prokuror dhe do të bëhet pjesë e këtij teatri, merr në qafë një qytet të tërë. Besoj se kontribuon në këtë proces gjyqësor çdo palë, ndaj kërkoj të pranohet legjitimimi i shoqatës Asociacioni Drejtësi dhe Media”, është shprehur Veliaj.

Avokati i Ols Dados ka kundërshtuar kërkesën e shoqatës për ndërhyrje në proces, duke argumentuar se provat e paraqitura nuk justifikojnë përfshirjen e saj si palë.

“Kemi një akt administrativ individual. Provat që u dorëzuan nga avokati i shoqatës janë fletëthirrje, me të cilat Gjykata Administrative e ka njoftuar për çështjen, e cila ndodhej në fazën paraprake. Ne kërkojmë që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore”, ka thënë ai.

Gjykata Administrative ka sqaruar se kërkesat procedurale do të shqyrtohen në vijim të procesit dhe se vendimi për to do të merret në fund të kësaj faze.

“Këto kërkesa janë të fazës përgatitore dhe në fund gjykata do të shprehet për çdo kërkesë ose do të vendosë që ta kalojë çështjen për gjykim”, është shprehur Gjykata.

Ndërkohë, në sallë është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e zotit Veliaj. Ndërkohë, rezulton që zonja nuk ka as licensë avokati.

Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theskoi që do të referoj çështjen në organet kopetente. Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Deda, ish-prokuror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
11:50 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026