Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

24 Korrik 2026 | 09:15

Një person është vënë në pranga nga policia gjatë një operacioni në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Policia bën me dije se në pranga është vënë një 43-vjeçar me inicialet J.K. ku në banesën e tij në në fshatin Bërxullë iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 7 fishekë luftarakë. I arrestuari i mbante këto pajisje në mënyrë të kundërligjshme.

“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”, për kapjen e shtetasve të armatosur, të cilët përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit. Arrestohet në fshatin Bërxullë, një 43-vjeçar që mbante pa leje, në banesë, pistoletë me municion.

Sekuestrohen arma e zjarrit, si dhe krehri i saj, me 7 fishekë. Si rezultat i punës parandaluese, të bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarje kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda finalizuan operacionin e koduar “Risku”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u krye kontroll në banesën e shtetasit J. K., 43 vjeç, në fshatin Bërxullë.

Në banesë u gjet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe 7 fishekë, që posedohej pa leje, nga 43-vjeçari, i cili në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
11:50 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026