Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh në Roskovec. Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë folur të afërm të viktimës.
Sipas dëshmisë së dhënë nga i afërmi i familjes, i cili ndodhej në banesën ngjitur në momentin e ngjarjes, krismat e para të armës së zjarrit janë dëgjuar rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Përveç vrasjes së Kosta Plakës dhe plagosjes së bashkëshortes së tij, i afërmi konfirmoi se autori ka rrëmbyer edhe vajzën e shtëpisë, rreth 23-24 vjeçe.
Sipas tij, shkak është bërë prishja e fejesës së vajzës me autorin e dyshuar. Ai rrëfen se autori e kishte kërcënuar vazhdimisht vajzën, madje edhe në vendin e saj të punës në Tiranë. I afërmi e ka cilësuar ngjarjen si të paralajmëruar prej kohësh.
“Dëgjova krisma në orën 5:00 të mëngjesit, ishim në gjumë të gjithë edhe krisjen e parë unë u çova nga gjumi dhe dola direkt në ballkon, në katin e dytë dhe pashë. po krijohej zhurmë nga shtëpia e xhaxhait.
Pasi dëgjova krisjen e dytë, kishte zhurmë, i bie policisë, policisë sa hapte telefonin, s’ngrihesh as policia, asgjë.
Kjo ngjarje është paralajmëruar disa herë. Dhe është kapur disa herë ky person në fjalë. Policia e kap, gjykata e nxjerr, policia e kap, gjykata e nxjerr. Urdhëro sot është një ngjarje e rëndë.
Viktima është Kosta Plaka. Tek 55- 57 vjeç. Nusja e xhaxhait është në spital dhe nuk e dimë se si është gjendja. Ka rrëmbyer edhe çupën. Vajza 23-24. Ka ndodhur. konfliktet kanë qenë në dijeni, kanë qenë të lajmëruara për punën e vajzës.
Po probleme si çift. Dikur kanë qenë të lidhur, janë ndarë. Kjo edhe kjo është situata sot. E ka kërcënuar edhe në Tiranë vajzën duke punuar atjem e ka marrë policia, e ka nxjerrë pas një muaji”, tha i afërmi.
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht