Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

25 Korrik 2026 | 20:30

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të Roskovecit, ku mbetën të vrarë nga ish-dhëndi i tyre, çifti Kosta dhe Belere Plaku.

Sipas gazetarit, grupi hetimor dyshon se gjithçka ka nisur me një telefonatë që 35-vjeçari, Refit Buzi, ndërsa tha se vajza ka qenë dëshmitare e momentit kur prindërit e saj u qëlluan me armë dhe më pas u mor peng nga ish-partneri i saj.

“Vajza ka parë gjithçka, dy prindërit që janë qëlluar nga personi me të cilin ajo ka qenë e fejuar”, tha ai.

Sipas komunikimeve me Policinë e Fierit dhe grupin negociator të RENEA-s, gazetari tha se e reja ka qenë në gjendje ekstreme, pasi dyshohet se është dhunuar si brenda banesës së prindërve të saj, ashtu edhe gjatë rrugës drejt zonës malore ku u mbajt për rreth shtatë orë.

“Ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës, në këmbë, por do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera. Gjatë rrugës ka qenë jashtëzakonisht i dhunshëm dhe agresiv, pavarësisht se kërkonte bashkimin me të”, u shpreh Ervin Leka.

Gazetari tha gjithashtu se gjatë negociatave me RENEA-n, autori ka përmendur edhe pretendime për çështje financiare, duke pretenduar se i kishte dërguar familjes shuma parash kur ndodhej në Britaninë e Madhe.

“Çështja e parave është vetëm një pretendim dhe sigurisht nuk mund të justifikojë as ndjekjen, as dhunën, as marrjen peng dhe as aktin më tragjik, vrasjen e prindërve të saj. Problemi kryesor ka qenë babai i vajzës, i cili e ka kundërshtuar që në momentet e para, pasi kishte shfaqur shenja agresiviteti. Konflikti me familjarët ka vijuar për shkak se ata ishin kundër kësaj marrëdhënieje”, tha gazetari.

Leka theksoi se Refit Buzi ishte një person i denoncuar më herët për dhunë dhe se ndaj tij kishte pasur referime në polici. Ai tha se grupi hetimor po verifikon gjithashtu edhe të shkuarën e tij, përfshirë periudhën kur ka jetuar në Britaninë e Madhe, ku dyshohet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026