Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, e cilësoi Adem Demaçin si një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës kombëtare shqiptare dhe një frymëzues të brezit që themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se Demaçi, si përfaqësues politik i UÇK-së, me vizionin, autoritetin dhe zërin e tij, përfaqësoi aspiratat e popullit të Kosovës në periudhat më të vështira të historisë së vendit.
Sipas Reçicës, jeta dhe veprimtaria e Adem Demaçit mbeten dëshmi e qëndresës së jashtëzakonshme, përkushtimit ndaj lirisë dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.
“Në 8-vjetorin e kalimit të tij në amshim, e kujtojmë me respekt, krenari dhe mirënjohje. Lavdi e përjetshme Nderit të Kombit, Adem Demaçi”, ka shkruar Reçica.
Homazhe pranë varrit të tij janë bërë edhe nga bashkëveprimtarë dhe figura të tjera politike e shoqërore.

Po ashtu edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Pas homazheve, Kurti e cilësoi Demaçin si simbol të qëndresës dhe rezistencës ndaj regjimit jugosllav e serb, duke theksuar se ai mbeti i palëkundur në idealet e tij, pavarësisht 28 vjetëve të kaluara në burg.

“Adem Demaçi është shembulli i pathyeshmërisë dhe përjetësisë. Ai u rrit, mbajti 28 vjet burg, vazhdoi jetën duke mos u lëkundur asnjëherë nga rruga dhe idealet që kishte nisur. Baca Adem e kishte kuptuar dialektikën e jetës ngaqë nuk i frikësohej vdekjes. Ai jetonte mes lirisë dhe burgut. Vuajtjet i kthente në forcë, dhuna ia farkëtonte rezistencën, teksa vepra i bëhej e pavdekshme. Ai e ‘kishte vrarë vdekjen’”- deklaroi Kurti.
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës