Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

26 Korrik 2026 | 21:52

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të. Pasi u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë ata bënë thirrje të përsëritura për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kabinetit të tij.

Gjatë marshimit, protestuesit janë ndaluar pak çaste para Parlamentit, ku siç shihet edhe nga pamjet ka forca policie dhe është vendosur gardhi metalik.

Këto masa janë marrë pas njoftimit nga protestuesit për një tjetër protestë paraditen e së hënës para Parlamentit. Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27 korrik në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të nisë një marshim drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta pritet të zhvillohet paralelisht me zhvillimin e dy seancave të fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Kjo protestë vjen menjëherë pas protestës të zhvilluar të enjten e kaluar përpara Parlamentit, i cili u shoqërua me tensione të shumta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026