Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

28 Korrik 2026 | 09:36

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga një valë e fortë e të nxehtit afrikan.

E ftuar në “Now” me Esmeralda Mulajn, Porja tha se temperaturat kanë nisur të rriten që nga e hëna, ndërsa kulmi i vapës pritet nga mesi i javës dhe gjatë javës së parë të gushtit.

Porja theksoi se nga e mërkura do të bjerë edhe intensiteti i erës, duke bërë që temperaturat e larta të ndihen edhe më shumë.

“Që nga e mërkura dhe në vijim do të kemi rënie të intensitetit të erës, duke bërë që i nxehti të ndihet akoma më shumë. Maksimumi i temperaturave pritet të regjistrohet të enjten dhe të premten, kur termometri do të shënojë deri në 40 gradë Celsius,” tha ajo.

Meteorologia shtoi se java e parë e muajit gusht do të dominohet nga vala e të nxehtit afrikan, me temperatura që në disa qytete do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.

Sipas saj, zonat më të nxehta do të jenë qarqet e Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit, ndërsa temperatura shumë të larta do të regjistrohen edhe në Tiranë, Fier dhe Lushnjë. Edhe Kukësi dhe Hasi do të përballen me temperatura deri në 36 gradë, ndërsa zonat juglindore do të mbeten disi më të freskëta.

Porja bëri të ditur se reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme, vetëm me ndonjë pikë shiu në zonat malore lindore gjatë së hënës, ndërsa nga e marta e në vijim pritet mot i thatë dhe kryesisht i kthjellët.

Ajo theksoi se kjo është vala e tretë e të nxehtit gjatë muajit korrik dhe se pritet të zgjasë deri rreth datave 8-9 gusht.

Duke folur për rajonin, Porja tha se edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të përjetojnë rritje të ndjeshme të temperaturave gjatë mesjavës. Në Kosovë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa moti i nxehtë do të përfshijë gradualisht edhe pjesën tjetër të Ballkanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e...
10:59 | 28/07/2026

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat...
10:48 | 28/07/2026

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026