Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Basha: Mund të jetë një fillim i mbarë

6 Korrik 2021 | 12:17

Për arrestimin e kreut të Bashkisë së Lushnjës, nuk ka munguar edhe një reagim nga kryedemokati Lulzim Basha.

Ky i fundit, në një postim në Twitter, shprehet se arrestimi i Tushës erdhi pas denoncimeve të PD-së dhe se ky mund të jetë një fillim i mbarë.

“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por, kjo do të varet nga aftësia, kuraja dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushen, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjella në vite të gjata bashkëpunimi”, shprehet Basha.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Bashkë më të ranë në pranga edhe 10 ish-zyrtarë dhe zyrtarë.

Ndërkohë, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Tushe dhe 6 persona të tjerë.

Ndërsa, për 4 të arrestuarit e tjerë është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026