Gjykata e Posaçme e Apelit jep 149 vjet burg për autorët e grabitjes në Rinas
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë 149 vjet burg për tetë personat e grupit të grabitjes së parave në Aeroportin e Rinasit.
Dënimet me burg:
- Dash Kupa 27 vite
- Ernest Kupa 26 vite
- Neim Avdylaj 26 vite
- Fatjon Xhyliu 21 vite
- Dritan Sinani 20 vite
- Aleksandër Murataj 19 vite.
Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja u dënuan me 5 vite e 6 muaj burg.
Dy vjet më parë, konkretisht më 9 prilli 2019, ata hynë në ambientet e brendshme të Aeroportit të Rinasit dhe nën kërcënimin e armëve morën rreth 4,6 milionë euro, të cilat do të transportoheshin jashtë vendit.
Përveç grabitjes së Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave të nivelit të dytë në vitin 2015 pranë Stacionit të Trenit.
Nga përplasja me armë zjarri mbeti i vrarë Admir Murataj, i cilësuar si njëri nga organizatorët kryesorë të grabitjes së Rinasit. Ai mbante disa identitete dhe kërkohej edhe nga drejtësia greke si i arratisur nga burgu i Trikallës pasi ishte i dënuar për vjedhje bankash.
Pas arratisjes nga burgu grek, Admir Murataj u kthye në Shqipëri dhe më pas nisi një seri grabitjesh që kishin si objektiv bankat dhe transportimin e parave të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus