“70% e tenderëve me probleme”, Rama-ministrave: Nëse nuk reagoni pas rekomandimeve, do shkoni në SPAK
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 70% e tenderëve gjatë vitit 2020 dhe periudhës së parë të vitit 2021 rezultojnë me probleme sa i takon hartimit të kritereve.
Gjatë takimit me ministrat dhe titullarët e institucioneve kontraktore, kreu i qeverisë theksoi se një problem tjetër është se 20% e institucioneve nuk kanë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
“Gjatë vitit 2020 dhe periudhës së parë të vitit 2021 rezulton se për përudhen në fjalë janë asistuar 936 procedura të publikuara në SPE nga këto institucione, ndër to 70% e procedurave kanë rezultuar problematike në hartimin e kritereve dhe për këtë arsye institucioneve përkatëse u janë dërguar rekomandime nga Agjencia e Prokurimit Publik. 20% e institucioneve nuk kanë reaguar dhe ose nuk kanë reflektuar ndaj rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik”, u shpreh kreu i qeverisë.
“Gjatë vitit 2020 dhe 6 mujorit të parë të vitit 2021 janë hetuar administrativisht 57 procedura të prokurimi. Ajo që ka rëndësi është se janë konstatuar probleme në përllogaritjen e fondit limit, janë konstatuar kritere kualifikimi që nuk kanë lidhje fare me objektin e kontratës. Është konstatuar kualifikim dhe shpallje fitues operatorë ekonomikë që nuk plotësojë kriteret e kualifikimit. Për këto arsye janë hetuar me gjobë 41 punonjës dhe masë disiplinore 92 punonjës”, shtoi Rama.
Kryeministri u bëri të qartë ministrave dhe titullarëve të institucioneve kontraktore, se po s’pati asnjë reagim nga ana e tyre pas rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike për tendera me probleme, do shkojnë në SPAK.
“Sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vesh të shurdhët të mos ketë fare përgjigje, a thua se Agjencia e Prokurimeve Publik mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që dallgët i nxjerrin, ku t’i nxjerrin, çdo rast i tillë do shkojë në SPAK”, theksoi ai.
Kryeministri foli edhe paketën e re ligjore për prokurimet, që sipas tij adreson qartësisht domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, si dhe për të forcuar mekanizmat monitorues dhe ndëshkues për shkeljet.
“Paketa e re ligjore synon pikërisht që t’u japë autoriteteve kontraktore dhe shtetit shqiptar mjete të reja efikase, duke ju garantuar një kuadër rregullator të prokurimit publik në Shqipëri të përafruar me legjislacionin evropian, si dhe duke adresuar të gjitha ato gjetje dhe rekomandime të ndryshme të organizatave ndërkombëtare, kërkesat për ndryshime ligjore nga institucione të ndryshme të vendit, problematikat e hasura në praktikë gjatë procesit të prokurimit”, tha z. Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut