Abuzimi me çmimet, shtrenjtohen frutat dhe perimet në tregjet e shumicës

17 Mars 2020 | 21:35

Prej fillimit të krizës së coronavirusit, në kryeqytet qytetarët ankohen se çmimet e fruta-perimeve janë më të shtrenjta. Tregtarët e vegjël në dyqanet e lagjes ja lënë fajin tregut të shumicës. Ne sot kemi udhëtuar te fermerët në tregun e Lushnjes të cilët pohojnë se prodhimi po u mbetet pa shitur edhe pse thonë se se prej ditësh, po shesin nën kosto.

Jemi në tregun agroushqimor të Lushnjes. Ora është 6:30 e mëngjesit dhe tregu sapo është hapur.  Fermerët kanë sjellë prodhimet e tyre. Ne do të bëjmë një vëzhgim Për të parë se sa janë çmimet e fruta-perimeve këtu në Lushnje.

“Etiketa këtu është 50 lekë, koston e saj domatja e ka 40 lekë, nuk nxjerrim dot koston tonë, nuk po e merr më njëri”, – thotë një fermer. Por edhe pse se po i shesin nën kosto, sipas fermerëve të Lushnjes prodhimet po u mbeten në sera.

Po atëhere kush i rrit çmimet?

Po ditën e sotme ne bëmë një vëzhgim në tregje të ndryshme të Tiranës.

Për të njëjtat produkte çmimet ishin dyfish e në disa raste edhe trefish më të larta.

– Një kilogram domate në Lushnje kushton 50 lekë, ndërsa në kryeqytet 170 lekë.

– Një kilogram portollalle në Lushnje kushton nga 40-50 lekë, ndërsa në Tiranë 180 lekë.

– Një kilogramëkastraveca në Lushnje kushon 40 lekë, ndërsa në Tiranë kushon 160 lekë.

– Një kilogram mollë në Lushnje kushton 20-30 lekë, ndërsa në Tiranë 150 lekë.

Qytetarët shprehen se këto çmime janë të papërballueshme.

Tregtarët në lagje shprehen se çmimi me të cilin i marrin këto produkte nga tregu i shumicës është i lartë.

Nga ky vëzhgim rezulton se ata që i ngrenë çmimet e fruta-permieve duke abuzuar me situatën e krijuar janë tregtarët e shumicës. Për këtë arsye, policia e shtetit ka proceduar penalisht ditën e sotme administratorët e tregut agroushqimor në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që u tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021