Juristi Mustafaj: Gjykata Kushtetuese ka zhvlerësuar mënyrën e përllogaritjes së herësit
Dardan Mustafaj, jurist dhe ish-këshilltar i Gjykatës Kushtetuese, shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Kodin Zgjedhor shfuqizon mënyrën e përllogaritjes së herësit.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk e ka zhvlerësuar herësin si parim as kufirin prej 10 mijë votash por mënyrën se si llogaritet herësi.
“Gjykata Kushtetuese duke pasur parasysh që parimi është lista e mbyllur dhe përjashtimi është thyerja e herësit, kjo mënyrë e përllogaritjes së përjashtimit e bën iluzore pasi në disa qarqe bëhej jo real ky përjashtim”, tha Mustafaj duke iu referuar qarqeve me më pak votues.
Ish-këshilltari i Gjykatës Kushtetuese thotë se arsyetimi është “disi i pazakontë” pasi në mënyrë indirekte thotë se partitë politike në Shqipëri nuk janë demokratike pasi në vendim thuhet se “interesi publik i herësit është që zgjedhësit mund të rrisin demokracinë e partive”.
Tashmë që gjykata e ka shfuqizuar këtë rregull krijohet një vakum në Kodin Zgjedhor që duhet të plotësohet me miratimin e disa ndryshimeve në parlament.
“Nëse nuk plotësohet atëherë nuk realizohet dispozita e Kushtetutës për hapjen e listave dhe mbeten të mbyllura”, deklaroi juristi gjatë një interviste për Euronews Albania.
Vendimi shtoi Mustafaj është një “udhëzim i përgjithshëm se si nuk duhet të jetë mënyra e llogaritjes së herësit” dhe “nuk duhet të jetë i lartë në qarqet ku ka pak votues”.
“Vendimi tregon se ka pasur një shkelje kushtetuese dhe ua lë në dorë partive politike që të plotësojnë boshllëkun me shfuqizimin e nenit të Kodit Zgjedhor”, përfundoi ish-këshilltari i Gjykatës Kushtetuese.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur