Fatbardh Kadilli: PD-ja duhet t’i japë hapësirë lirie çdo individi
Komisioni i Përhershëm për Statutin në PD miratoi të mërkurën propozimet e bëra nga kryetari, Lulzim Basha për reformimin e strukturave të partisë.
Në 11 pikat e projektit të paraqitur nga Basha përfshihen ndryshime në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar.
Në mbledhjen e sotme, komisioni rrezoi propozimet e anëtarëve të tjerë, mes të cilëve propozimet e Edith Harxhit dhe Fatbardh Kadillit.
Ky i fundit u shpreh për Euronews Albania se Komisioni i Përhershëm për ndryshimet Statutore me aktin e sotëm ka kapërcyer mandatin dhe misionin e tij.
“Ka kapërcyer mandatin dhe misionin e tij. Nuk mundet që komisioni të seleksionojë politikisht propozimet, komisioni jep vetëm mendim. Propozimet vijnë nga kryesia”, tha Kadilli.
Teksa u ndal tek propozimet e bëra, z. Kadilli tha se demokratët e kanë kuptuar se kanë nevojë për një shkundje të fortë pasi sipas tij kjo është e vetmja mundësi për t’iu përgjigjur kundërshtarit politik.
“Demokratët e kuptojnë se kanë nevojë për një shkundje të fortë. Edi Rama nuk do të ndryshojë nga ai që është, mund të bëhet më i lig. Ai mund ta vazhdojë këtë rrugë, ne kemi detyrimin që përballë regjimit të Ramës të përgjigjemi me gjuhë të re”, shtoi Kadilli.
Z.Kadilli nënvizoi se Partia Demokratike duhet të krijojë barazi dhe hapësirë lirie për çdo individ, që bën pjesë në strukturat e saj.
“Ne duhet të jemi të ndershëm, ne duhet t’i japim hapësirë lirie individit. Duhet të kemi debat dhe bashkëbisedim të gjerë. Dhe kjo na çon tek ajo se si mundet ky regjim. Ne na duhet rrugë e re. Ajo që nuk kemi provuar është demokratizimi i thellë i kësaj partie. Duhet të kemi konkurrencë dhe jo monopole në vendimmarrje”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq