Takimi me Kurtin, Vuçiç: Nuk di nëse do të ketë përparim në dialogun me Kosovën

15 Korrik 2021 | 10:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar mbi pritshmëritë e takimit të dytë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që do të mbahet më 19 Korrik në Bruksel.

“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç.

Në takimin e parë, atë të 15 qershorit, Kurti dhe Vuçiç nuk ranë dakord për asnjë nga pikat e agjendës, por shprehën gatishmërinë për t’i vijuar bisedimet.

Albin Kurti parashtroi një agjendë të re të përbërë nga 4 pika, të cilat janë:

  • Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avancojnë CEFTA-n në SEFTA.
  • Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.
  • Pas njohjes së ndërsjelltë midis dy vendeve, të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave. Serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional, siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.
  • Për çështjen e të pagjeturve, kreu i delegacionit serb, z. Veljko Odaloviç, të largohet nga detyra dhe të merret në pyetje.

Ndërkohë, pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin. Por, qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se nuk i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më sot.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026