Kryesia e PD miraton konkluzionet për 25 prillin, Kadilli: Të ndryshojmë veten tonë

15 Korrik 2021 | 20:35

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar konkluzionet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vendimi është marrë pavarësisht debateve që ka pasur mes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe drejtuesve politik të Qarkut Durrës dhe Korçë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli në përfundim të mbledhjes tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar duhet shfrytëzuar për të diskutuar me përgjegjshmëri dhe për ta bërë PD më të hapur dhe konkurruese.

“Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur”, u shpreh anëtari i Kryesisë së PD para gazetarëve.

Debati mes Bardhit dhe dy drejtuesve politikë konsistonte në faktin se në 13 konkluzionet e paraqitura për miratim në Kryesi, thuhej se në bazë të projeksioneve është arritur rezultat brenda pritshmërisë në Korçë dhe rezultat minimal në Durrës sa i takon numrit të mandateve.

Por, një përfundim i tillë është kundërshtuar nga Paloka dhe Spaho. Edi Paloka, drejtues politik i Qarkut Durrës ka kërkuar ndryshimin e konkluzioneve dhe shtyrjen e miratimit të përfundimeve të analizës.

Ndërsa drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Edmond Spaho ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kryesisë se “ka marrë rezultatin më të mirë, kemi fituar 5 mandate kur objektivi ishin 5 mandate”.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, janë miratuar dhe ndryshimet në statut dhe propozimet për Kuvendin Kombëtar, ku u paraqiten 600 emra kandidatë për anëtar.

Sekretariati Organizativ i Partisë Demokratike ka paraqitur 13 konkluzione mbi atë që opozita e konsideron “masakër zgjedhore”. Partia kryesore e opozitës akuzon mazhorancën qeverisëse për blerje votash në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat, të cilat sipas saj u morën në mbrojtje nga policia.

Në përfundim, PD bën një analizë të hollësishme të rezultatit të arritur prej koalicionit të saj në 12 qarqet e vendit dhe në rang kombëtar duke theksuar se ka marrë mbi 165 mijë vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

Në dokument thuhet se PD ka “arritur projeksionin maksimal në mandate në qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës”, ndërsa ka qenë brenda pritshmërisë në Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë”. Kurse qarqet ku nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate janë Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026