Pamundësia për të shitur prodhimet, Euronews Albania viziton një familje fermerësh
Në këto ditë të vështira qytetarë të shumtë u drejtuan drejt tregjeve të fruta perimeve, për të blerë limonë dhe portokallë, të cilat janë rekomanduar në masë nga mjekët.
Por ndërsa këto prodhime po konsumohen, prodhime të tjera po mbeten stok.
Euronews Albania ka udhëtuar në Maminas në familjen Stafa, një familje fermerësh dhe blegtorësh për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh.
Xhire Stafa, thotë se ata mesatarisht nxjerrin 40 bidona qumësht në ditë dhe këto ditë janë detyruar të hedhin pjesën më të madhe të tyre pasi nuk kanë mundur t’i shesin që prej ditës që është ndaluar qarkullimi.
Znj. Stafa thotë se familja e saj i siguron të ardhurat pikërisht nga kjo veprimtari si edhe sigurojnë ushqimet dhe mbarëvajtjen e blegtorisë.
“Deri më tani kemi 300 mijë lek dëme. Më shumë se po na vret kjo sëmundje po na vret stresi i kësaj punë”, shprehet ajo e shqetësuar.
Edhe pse në një situatë të vështirë, punët në fshat të japin mundësi të ndryshme. Kryefamiljari ka arritur t’i sigurojë të ardhurat në një mënyrë alternative.
Baki Stafa bluan misër për fshatarët në komunitetin e tij. Ai ka rreth 20 vite që punon dhe thotë se me anë të kësaj punë, të paktën siguron disa të ardhura të vogla.
“Kam mësuar të bluaj msër në koperativë. Ky mulli ka patur funksionuar me ujë, por tani është ndryshuar për të funksionuar me energji elektrike, sepse këtu nuk ka ujë”, thotë z. Stafa.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:49 Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë
- 15:41 Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona
- 15:32 Amnistia Penale! Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë! Rama me këtë ka votuar në favor të krimit
- 15:23 Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Veliajt dhe Dados
- 14:55 Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 14:52 E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura