Edvin Kulluri: Zhvillimet në sistemin e drejtësisë kanë shtuar frikën tek lidershipi i PD-së

16 Korrik 2021 | 19:54

Partia Demokratike të shtunën zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku pritet të zgjidhen anëtarët e këshillit dhe të votohen ndryshimet në statutin e partisë.

Demokratët do të zgjedhin me votë edhe 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar, nga 600 propozimet e bëra nga kryetari Luzim Basha.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri tha për Euronews Albania se diskutimet për statutin e kanë humbur kuptimin e tyre.

Propozimet e bëra nga lidershipi i PD-së z. Kulluri i cilësoi si ndërhyrje kozmetike që nuk prekin problemet reale që ka partia.

“Nuk është hera e parë që ka një diskutim për statutin. Duke parë se çfarë ka ndodhur në vitin 2017, që u shkel statuti, një diskutim për ndryshimet statutore tashmë e ka humbur kuptimin. Janë ndërhyrje kozmetike”, tha ai.

Ai foli ashpër kur tha se në Partinë Demokratike po ngrihet “kulti i individit” në mënyrë të padrejtë.

“Në PD më shumë po ngrihet kulti i individit. Z. Basha nuk dëgjon, nuk flet asgjë, vetëm bën propagandë dhe nuk shtron për diskutim asnjë çështje të rëndësishme”, tha Kulluri.

Përballë gazetarit Eno Muja, z. Kulluri pohoi se zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë kanë shtuar dozën e frikës në radhët e lidershipit të PD-së dhe tek vetë kryetari Lulzim Basha.

“Ajo që unë dua të them është se besoj se zhvillimet e fundit në reformën në drejtësi duket të kenë krijuar me sa duket panik jo të vogël në radhët e lidershipit të PD dhe tek z. Basha, sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër ky largim i gjithë kritikës dhe kjo vendimmarrje krejtësisht personale. Është e qartë se ka ardhur fundi i një elite politike të tranzicionit. Unë kam qenë bashkëpunëtor me z. Basha dhe nuk e prisja që ta çonte partinë në këtë degradim, për të cilin ne ndihemi të gjithë keq si trupë”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026