Si po ndikojnë ndryshimet klimatike te përmbytjet?

17 Korrik 2021 | 09:23

Nga përmbytjet që sollën reshjet e mëdha të shiut në Gjermani, qindra njerëz kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë zhdukur.

Reshjet e shumta në të gjithë Europën perëndimore kanë bërë që lumenjtë kryesorë të dalin nga shtretërit e tyre.

Përmbytje këtë javë janë raportuar dhe në Belgjikë, Holandë, Francë dhe Zvicër. Pjesë të Londrës po ashtu u përmbyten nga shirat e fuqishëm.

Ndërsa Europa dhe Amerika po përballen me mot të paqëndrueshëm, shkencëtarët e klimës po shqetësohen gjithnjë për situatën e viteve të ardhshme.

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike te përmbytjet?

Për shkak të modeleve të motit të shkaktuara nga ndryshimi i klimës globale, mundësitë për përmbytje janë rritur ndjeshëm. Ndryshimet në gjeografinë e tokës gjithashtu kanë një rol te përmbytjet.

Me disa bimësi dhe barriera të tjera tokësore që prishen si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe motit të çuditshëm, shumë nga masat natyrore parandaluese kundër përmbytjeve nuk ekzistojnë më.

Dëshmitë sugjerojnë se temperaturat rriten me një shpejtësi më të lartë mbi Ekuatorin, domethënë vendet në Hemisferën Veriore, të tilla si Amerika dhe Britania e Madhe, ka të ngjarë të përjetojnë ndryshime më të rëndësishme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026