Sali Berisha pas Kuvendit Kombëtar të PD-së: Mezi po pres të jem në shtator në parlament

17 Korrik 2021 | 14:15

Pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mezi po pret që të jetë në Parlament në shtator.

“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres”, tha z. Berisha.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania për padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli ”non grata”, Berisha tha se procedurat ligjore po vazhdojnë dhe se avokati i tij francez është afër dorëzimit të padisë në gjykatë

“Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim tek avokati im, mund t’ju them se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi. Unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, përmbylli Berisha fjalën e tij.

Berisha, ndër themeluesit e partisë demokratike të Shqipërisë, u prit me duartrokitje dhe ovacione në Kuvendin Kombëtar të partisë, duke treguar kështu se mbetet ende një personazh shumë i rëndësishëm për demokratët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026