Kina ndihmon botën, Pekini dërgon ekspertë dhe ndihma mjekësore në Itali dhe Francë

19 Mars 2020 | 13:07

Ekipi i dytë i mjekëve ekspertë kinezë ka mbërritur në Itali, për të ndarë me mjekët vendas eksperiencën për të luftuar koronavirusin që ka infektuar mbi 35 mijë italianë dhe vrarë rreth 3 mijë të tjerë.

Ekipi 12-anëtarësh nga provinca lindore kineze Zhejiang mbërriti në rajonin verior të Lombardisë, më i prekuri në vend. Ai pritet të punojë me institucionet italiane për dy javë. Grupi i ekspertëve ka sjellë me vete edhe ndihma me pajisje, reagjentë testi, veshje mbrojtëse pajisje për repartin e terapisë intensive.

Zëvendës presidenti i Lombardisë, Fabricio Sala deklaroi se ndihma mjekësore nga Kina është shumë e rëndësishme për Italinë.

“Vështirësia kryesore me të cilën po përballemi në këto momente është mungesa e stafit. Të gjithë mjekët dhe infermierët në Lombardi janë përfshirë në luftën kundër epidemisë. Na duhen punonjës sepse piku i rasteve të konfirmuara me koronavirus mund të verifikohet në ditët e ardhshme. Ndaj ndihma e Kinës është shumë e rëndësishme”, tha Fabrizio Sala, zëvendëspresidenti i rajonit të Lombardisë.

 Ndërkohë, Kina i ka dërguar pajisje mjekësore edhe Francës. Një avion është ulur në aeroportin Sharl Dë Gol, i mbushur me kuti me maska, doreza dhe mjete të tjera për të ndihmuar në luftimin e virusit.

“Ne zgjodhëm një fjalë të urët kineze që thotë, “1 mijë milje miqësi është më e fortë se çeliku dhe guri”. Ajo i përket periudhës së Tre Mbretërive në Kinën e lashtë dhe do të thotë se, nëse ke zgjedhur mikun e duhur, edhe nëse je mijëra milje larg, zemrat qëndrojnë së bashku”,  theksoi Lu Shaye, ambasadori kinez në Francë.

 Franca ka regjistruar në tërësi 9 mijë e 134 raste, me një rritje prej 1 mijë e 404 krahasuar me ditën parardhëse dhe 264 vdekje që nga rënia e virus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026