Shqipëria ende nuk e ka përcaktuar zyrtarisht minimumin jetik
Në kohën kur në Bashkimin Europian po diskutohet një nismë legjislative lidhur me miratimin e një direktive mbi pagën minimale, Shqipëria nuk ka ende të përcaktuar zyrtarisht minimumin jetik.
Përpjekjet e përkufizimit të minimumit jetik, ndër vite, nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret.
Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me zyrën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri, ka prezantuar draft-raportin ”për minimumin jetik në shqipëri”, i cili pas përfundimit të konsultimit me publikun, do t’i dorëzohet Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas Avokatit të Popullit vlera e përllogaritur në studimin e minimumit jetik në Shqipëri për vitin 2019 është përafërsisht 17,875 lekë.
Kjo vlerë është 9,9 % më e lartë sesa pensioni minimal për zonat urbane, 37,5 % më e lartë se pagesa e papunësisë dhe rreth 3 herë më e lartë se ndihma ekonomike.
Vlera e përllogaritur e minimumit jetik, është 45,5 % më e ulët sesa paga minimale në vend.
Avokati i Popullit ka rekomanduar që përkufizimi i “minimumit jetik” të reflektohet në të gjithë paketën legjislative që garanton dhe siguron mbrojtjen sociale në Republikën e Shqipërisë.
Të përdoret, në themel të hartimit të politikave sociale për shtresat në nevojë dhe po ashtu si referencë për të përcaktuar pensionin minimal urban dhe rural, pagën minimale, ndihmën ekonomike dhe pagesën e papunësisë.
Prej shumë vitesh, masa e tyre nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për ushqimin por edhe për aktivitete të tjera të zhvillimit njerëzor për individët dhe familjet përfituese.
Në Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, publikuar nga INSTAT, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23 %.
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në këtë anketë është vlerësuar me 170.785 lekë, në krahasim me 160.742 lekë që ishte në vitin 2018.
Raporti i Bankës Botërore për vitin 2020, thekson se Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor; rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur