Kurban Bajrami në RMV, krerët fetarë thirrje besimtarëve për solidaritet, tolerancë dhe harmoni
Edhe besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut po e festojnë Kurban Bajramin me traditat e zakonshme. Manifestimi qendror i faljes së Bajramit u zhvillua në Shkup. Prej aty krerët fetarë bënë thirre për solidaritet, tolerancë dhe afrim me njëri tjetrin.
“Sot, nesër dhe ditën e tretë të Kurban Bajramit do të ndahet mishi i Kurban Bajramit të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh besimin, etninë, e kështu me radhë, me çka do të tregojnë në praktikë se ky ibadet, ky obligim, është paqe në mes njerëzve, është solidaritet, është humanitet, është afrim me njeri-tjetrin, është shërbim ndaj të tjerëve”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i bashkësisë islame RMV.
Kurban Bajrami në Maqedoninë e Veriut përcillet tradicionalisht me bakllava dhe ëmbëlsira të tjera, ndërsa familjet që kanë mundësi bëjnë kurban dhe mishin ua shpërndajnë të varfërve. Pjesë e traditës janë edhe vizitat tek të afërm dhe familjarë.
Për këtë festë nuk do të ketë masa shtesë për shkak të COVID-19, mirëpo autoritetet shëndetësore por edhe ato fetare porositën besimtarët të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë masat që janë në fuqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni