Forumi i Shkupit, Rama, Zaev dhe Vuçiç diskutime në kuadër të takimit të 29 korrikut
Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë online në lidhje me përgatitjet që po bëhen në kuadër të Forumit Ekonomik për bashkëpunim, që do të mbahet në 29 korrik në Shkup.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale kryeministri maqedonas, i cili është shprehur optimist në lidhje me bisedën që ka pasur me kryeministrin shqiptar dhe presidentin serb.
“Pata një takim produktiv, dedikuar përgatitjeve për Forumin Ekonomit të Bashkëpunimi Rajonal që do të mbahet në Shkup më 29 korrik me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri e Shqipërisë, Edi Rama. Bashkëpunimi do tua bëjë jetën qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri Evropian”, shprehet Zaev.
Forumi për bashkëpunimin rajonal, është një nismë në kuadër të “Minishengenit”, propozuar nga tre liderët politikë, por që pritet të ketë pjesëmarrje edhe nga vende të tjera të rajonit.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme