44 mijë doza Pfizer mbërrijnë në Shqipëri të hënën
Qytetarët mbi 18 vjeç do të mund të vaksinohen edhe në javët në vijim. Kështu lajmëroi sot ministrja e Shëndetësisë Manastriliu, teksa ndoqi procesin e vaksinimit të Ndroq.
“Javët e hapura të vaksinimit do të vijojnë. Sigurisht që këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar”, tha Manastirliu.
Ministrja bëri me dije se ditën e hënë do të mbërrijnë në vendin tonë 44 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa pritet që vendi të furnizohet me vaksina edhe në vijim, për shkak të kontratave të lidhura.
Duke theksuar rrezikun e përhapjes së shpejtë të variantit Delta, Manastirliu ftoi qytetarët që të vaksinohen sa më parë. Ajo tha se autoritetet shëndetësore kanë dyshime se ky variant është prezent në Shqipëri, por ende nuk kanë dalë rezultatet e rasteve për të cilat dyshohet.
“Ende jemi në pritje të rezultateve të Laboratorëve të Referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin”, tha ministrja.
Që prej fillimit të procesit të vaksinimit, janë kryer 1.109.785 vaksinime në të gjithë vendin.
Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e diel, nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës