Rritet numri i të prekurve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19
Numri i personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri është rritur.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 16 raste të reja me COVID-19 në 2760 testime të kryera, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të virusit.
Ministria e shëndetësisë thotë se rastet pozitive janë zbuluar në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.
“Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.
Statistika (26 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2760
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 100
Elbasan 34
Kukës 31
Vlorë 26
Lezhë 25
Durrës 19
Shkodër 16
Fier 15
Berat 7
Korçë 7
Gjirokastër 3
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus