19-vjeçarja humb jetën në një aksident në Pojan të Fierit

28 Korrik 2021 | 00:19

Një viktimë është regjistruar rreth orës 22:35 të së martës, njoftoi policia, pasi një automjet doli nga rruga në bypass-in e Fierit.

Drejtuesja e mjetit tip Benz, një 19-vjeçare nga Tirana nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën rrugës për në spital ndërsa pasagjeri, 21 vjeç është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.

Sipas INSTAT gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 105 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore.

Albert Dervishaj zv.drejtor i Policisë, muajin e kaluar deklaroi për mediat se aksidentet po vrasin 4 herë më shumë se ngjarjet kriminale.

Për këtë arsye policia ka rritur kontrollet, praninë e radarëve dhe ndëshkimet për shoferët e pakujdesshëm që rrezikojnë sigurinë në rrugë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026