“Ky është një hap i madh”, Vuçiç publikon foton me Ramën dhe Zaev

28 Korrik 2021 | 20:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në Instagram një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i tyre është mbajtur në prag të Samitit të Shkupit, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiç.

Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të ketë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

Kryeministri i RMV, Zoran Zaev thotë se gjatë Forumit Ekonomik do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal që do të mbahet për herë të parë në Shkup.

Kjo gjë thotë ai do të hapë një perspektivë të re për një lidhje më të afërt mes vendeve të rajonit.

“Shikimi ynë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për zhvillim dhe rritje ekonomike dhe mirëqenie për popujt tanë”, shprehet Zaev në një postim në Facebook.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Shkup, Vuçiç, Rama dhe Zaev pritet të hedhin hapa përpara në iniciativën për Mini Schengen.

Iniciativa e nisur nga Rama dhe Vuçiç deri tani ka marrë mbështetje vetëm nga Maqedonisë e Veriut. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina por edhe Mali i Zi e kanë kundërshtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026