2 të rinj humbin jetën në një aksident në Shkodër
Dalja e makine nga rruga në aksin Shkodër-Velipojë ka shkaktuar dy të vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia njofton se në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, mjeti tip BMV ka dalë nga rruga edhe është përplasur me një mur, ku ka humbur jetën shoferi Amarildo Preka, 23- vjeç dhe D. T, 16-vjeçe.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit.
Gjatë vitit 2021 është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore.
Referuar statistikave të INSTAT, në 6 muajt e parë të këtij viti u shënuan mbi 105 viktima. Faktori kryesor lidhet me shpejtësinë tej normave të lejuara.
Për parandalimin e aksidenteve, policia ka shtuar gjobat dhe kontrollet, por aksidentet kanë vijuar të jenë një problem shqetësues.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus