Financimi i partive, Celibashi: Ato që nuk paguajnë gjobën, s’do futen në zgjedhje

31 Korrik 2021 | 11:53

106 partitë që u gjobitën nga KQZ për mosraportimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2020, rrezikojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë intervistës për Euronews Albania, tha se bllokimi mund t’u bëhet në rast se ato nuk i paguajnë gjobat e vëna.

“Një pjesë e këtyre partive nuk kanë as adresë dhe asgjë. Nëse nuk i paguajnë sanksionet, nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Por, ngelet për t’u parë se çfarë do të vendosë KAS dhe Kolegji Zgjedhor”, u shpreh z. Celibashi.

Celibashi komentoi edhe çështjen e financimeve dhe shpenzimeve reale që partitë bëjnë gjatë fushatës, përtej atyre që deklarojnë.

“Do ngelet e vështirë për ta bërë këtë gjë siç duhet bërë. Kjo vlen njësoj sikur të pyesësh tatimet për bizneset se sa të përputhura janë ato që deklarojnë me xhirot reale. Kur vjen puna te partitë, kjo bëhet edhe më e vështirë”, tha ai.

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve foli për votën e emigrantëve, duke siguruar se në procesin e ardhshëm zgjedhor janë të gjitha mundësitë që emigrantët t’u mundësohet votimi nga vendet ku jetojnë.

“Në shtator KQZ do të ketë në fokus përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe teknike për votën e emigrantëve. Nga sot dhe deri ditën e zgjedhjeve, kemi gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion për ta përgatitur këtë proces dhe nuk mund të ketë më justifikime për këtë”, shtoi z. Celibashi.

Sa i përket rekomandimeve në raportin final të OSBE/ODIHR, Ilirjan Celibashi theksoi se përtej vlerësimit pozitiv për KQZ, nga shtatori do të nisë puna për përmirësimet e kërkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026