Presidenti Meta nuk dekreton alokimin e fondit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar
Presidenti Meta ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ndryshimin e buxhetit që qeveria bëri përmes një Akti Normativ në muajin qershor. Ndryshimi qe bërë për t’i alokuar Bashkisë Tiranë fondin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Zyra për shtyp e Presidentit Meta tha se “alokimi i fondit shtesë prej 900 milionë lekë (7 milionë euro) Bashkisë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese”.
“Prioriteti i parë dhe themeltar për vitin 2021 duhet të ishte përballimi i pasojave të COVID-19, por Qeveria në 22 qershor 2021 në mënyrë antikushtuese vendos të akordojë fond për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e Teatrit dhe për blerje dronësh,” – kritikon Presidenti.
Sipas Metës ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ me fuqinë e ligjit duhej justifikuar pasi kjo mënyrë bëhet vetëm në rast urgjence apo gjendjeje të jashtëzakonshme. Presidenti ka kritikuar Kuvendin për “miratim në frymë të qeverisë të ligjeve antikushtetuese”.
Meta thotë se me këtë ndryshim të buxhetit “sfidohet hapur autoriteti dhe vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese”.
“Fondi 900 milionë lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë,” – thekson Meta.
Ky është ligji i tretë që Meta kthen për rishqyrtim brenda pak ditësh.
Një muaj më parë Gjykata Kushtetuese shfuqizoi VKM-në e qeverisë që ia kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar Bashkisë Tiranë. Ajo shpalli anti-kushtetues edhe ligjin special që e pati autorizuar bashkinë të negocionte me privatë për ndërtimin e një godine të re.
Sidoqoftë qeveria më 30 korrik vendosi t’ia rikthejë bashkisë pronën. Vendimi u botua më 4 gusht në Fletoren Zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qeveria vendos t’ia kalojë sërish truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë Tiranë
- Aktivistët kallëzojnë në SPAK qeveritarët që i kthyen bashkisë truallin e teatrit
- Presidenti Meta kthen për rishqyrtim ndryshimet për menaxhimin e buxhetit
- Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për të huajt”
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës